Presidentja Vjosa Osmani gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në qytetin e Dragashit.
Kjo vizitë vjen në kuadër të turnit që Osmani po bënë duke vizituar qytetet e Kosovës.
Po ashtu është bërë e ditur edhe agjenda e Osmanit në këtë qytet
Agjenda:
Ora 11:00 – Presidentja Osmani pritet në takim nga kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini;
Ora 11:40 – Presidentja Osmani viziton Asamblenë Komunale të Dragashit dhe do të mbajë fjalim.
Ora 12:10 – Presidentja Osmani dhe kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini deklarohen për medie.