Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka uruar qytetarëve një Ramazan të bekuar dhe të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri.
Ajo theksoi se ky muaj i shenjtë është një periudhë reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku forcimi i lidhjes me besimin dhe njëri-tjetrin është thelbësor.
Presidentja Osmani uroi agjërim të lehtë dhe të pranuar, duke nënvizuar rëndësinë e kujdesit për më të afërmit dhe ata që kanë më shumë nevojë gjatë këtij muaji.
“Muaji i shenjtë i Ramazanit bartë në vete vlera të thella të përkushtimit, durimit dhe mëshirës. Ky është një muaj reflektimi, sakrifice dhe solidariteti, ku përmes agjërimit dhe lutjeve forcohet lidhja me besimin dhe me njëri-tjetrin. Ju uroj një Ramazan të begatë e të mbushur me paqe, harmoni dhe dashuri. Le të shërbejë ky muaj si një moment bashkimi dhe kujdesi për më të afërmit dhe për ata që kanë më shumë nevojë. Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, thuhet ne njoftim.