Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti.
Guvernatori Mehmeti e ka njoftuar Presidenten Osmani në lidhje me zhvillimet në sistemin financiar, sikurse edhe për masat e ndërmarra gjatë periudhës së pandemisë.
Më tej, Presidentja Osmani ka potencuar rëndësinë e stabilitetit financiar për zhvillimet e gjithmbarshme në vend.
Ndërkaq Presidentja Osmani ngriti shqetësimin për normat e larta të interesit nga ana e bankave që operojnë në tregun financiar të Kosovës, duke kërkuar rishikimin e tyre.
Poashtu, Presidentja Osmani ka theksuar se BQK-ja duhet të punojë intensivisht edhe me Qeverinë e Kosovës që të sigurohet anëtarësimi në Kartonin e Gjelbër.