Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar për takimin qe ka pasur ne Granada të Spanjës me Perfaqesuesin e Lartë të BE-së, Josep Borell.
Osmani ka thënë se me kryediplomatin e BE-së ka diskutuar për aktin e agresionit të Serbisë kundër Kosovës.
Presidentja kosovare ka thënë se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të Nenit 3 të Marrëveshjes së 27 shkurtit, nen nga i cili dalin qartë obligime për t’u permbajtur nga kërcënimet apo përdorimi i forcës.
“Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për shkeljen e qartë të nenit 3 të agrmt të BE-së. e 27 shkurtit, e cila parashikon detyrimin për t’u përmbajtur nga kërcënimi ose përdorimi i forcës“, ka shkruar Osmani.