Presidentja Vjosa Osmani ka dhënë detaje për vizitën e saj në Singapor. Presidentja atje u prit nga homologia e saj Halimah Yacob.
Osmani thekson se vizita ka nisur në mënyrë të shkëlqyer ku shprehet se “distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve”.
Postimi i saj i plotë:
Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve. Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob.
Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi.
Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit.