Nesër në Kosovë do të qëndrojë për një vizitë zyrtare presidenti i Sllovenisë Borut Pahor.
Ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.
Takimi Osmani-Pahor do të zhvillohet në Presidencë me fillim nga ora 10:00.
Kështu bën të ditur një komunikatë e lëshuar nga Zyra e Presidentit të Kosovës.