Presidentja Osmani nesër takohet me partitë, flasin për datën e zgjedhjeve lokale

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nesër do takohet me të gjitha partitë politike në vend ku temë do të jetë data e zgjedhjeve lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zyrtari për media nga Presidenca, Bekim Kupina.

“Me të gjitha partitë janë paraparë takimet për nesër. Një herë janë takimet, pastaj caktohet data”, ka thënë Kupina për Klankosova.tv.