Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndërprerë vizitën e saj zyrtare në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shkak të zhvillimeve në veri të vendit.
Kështu ka bërë të ditur Bekim Kupina, nga presidenca.
“Presidentja e Republikës së Kosovë Vjosa Osmani ka ndërprerë vizitën e saj në Nju Jork dhe është nisur për në Prishtinë për shkak të zhvillimeve në veri të vendit”, ka shkruar Kupina.
Tutje, Kupina thotë se zyra e presidentes demanton raportimet se delegacioni përcjellës në Neë York ishte i madh.
“Presidentja ka udhëtuar për javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme me vetëm 4 anëtarë të kabinetit të saj”, ka shkruar Kupina në llogarinë e tij në Facebook.