Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit ka caktuar vlerën e koeficientit të pagave për punëtorët e sektorit publik.
Për vitin 2023 vlera e këtij koeficienti do të jetë 105 euro, ndërsa gjatë 2024-së pritet të jetë 110 euro, , shkruan Telegrafi.
“Pas këtij procesi voluminoz dhe shumë kompleks është arritur te vlera e koeficientit për vitin 2023 dhe ai është 105 euro, ndërsa në janar të vitit 2024, sipas Ministrisë së Financave ai do të jetë 110 euro”, tha kryeministri Albin Kurti gjatë arsyetimit të vendimit.
Raporti i koeficienteve është një me tetëmbëdhjetë, të shpërndarë në 136 nivele të koeficienteve. Koeficienti më i lartë është 18 që e ka presidenti i vendit, pasuar nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vinë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës me 17, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78.
Sipas kësaj përllogaritje, presidentja e Kosovës do të merr pagë bruto prej 1,890 euro, pasuar nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit me pagë prej 1,785 euro. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të paguhet 1,837.5 euro.
Me anë të këtij niveli, paga e një deputeti do të jetë 1,722 euro, po kaq do të paguhet dhe ministri.
Një zëvendësministër do të paguhet me 1,554 euro.