Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka shpallur 9 shkurtin e vitit të ardhshëm si datë të zgjedhjeve.
“Zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbahen më 9 shkurt 2025”, thuhet në dekretin e nënshkruar nga presidentja, të cilin e ka publikuar në Facebook.
Në dekretin e nënshkruar të premten, Osmani ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka preferuar 2 shkurtin si datë të zgjedhjeve.
Tri partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës patën deklaruar si datë 26 janarin.
E, shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, që është edhe kryetare e Alternativës, si më të favorshme i pati dhënë 9 dhe 16 shkurtin.