Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar ditë sa më të qetë të zgjedhjeve për të gjithë shtetasit amerikanë në Shtetet e Bashkuara.
Thaçi thotë përmes një reagimi se zgjedhjet në SHBA janë të rëndësishme për amerikanët dhe jo vetëm, meqë Kosova ka besim të plotë në themelin e fortë demokratik të Amerikës.
”Dita e Zgjedhjeve në SHBA është e rëndësishme për amerikanët, por edhe për kombet në të gjithë botën. Kosova beson në themelin e fortë demokratik të Amerikës, e cila ka qenë një shtyllë e stabilitetit globalisht. Në emër të popullit të Kosovës, unë uroj një ditë të qetë të Zgjedhjeve për të gjithë amerikanët”