Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mohuar se ka qenë faktor në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.
“As s’kam pasur gisht, as s’kam pasur dorë”, ka thënë Thaçi, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
“Unë s’kam qenë në Kuvend. Është e drejtë kushtetuese dhe ligjore, që e kanë shfrytëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës”, është shprehur ai.
“Tash përmendja e emrit tim, prej deputetëve, është çështje e tyre”, ka thënë Thaçi, dikur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Përvoja e tyre e hidhur elektorale përballë meje ka lënë pasoja. Këtë obsesion dhe paranojë askujt s’mund t’ia tejkalojmë”, ka thënë Thaçi në T7.