Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar popullin dhe institucionet amerikane në 244 vjetorin e pavarësisë.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka thënë se populli i Kosovës është përjetësisht falënderues për mbështetjen amerikane në kohërat më të vështira dhe për mbështetjen e vazhdueshme në rindërtimin e vendit.
“Ky 4 korrik shënon përvjetorin e 244-të të Pavarësisë së SHBA-së, vendit më demokratik në botë. Urimet më të sinqerta për popullin dhe institucionet amerikane në emër të popullit dhe institucioneve të Kosovës. Ne ndajmë vlera, parime dhe vizion të përbashkët për një botë të lirë, të drejtë dhe demokratike”, ka shkruar Thaçi.