Presidenti Thaçi kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në 22 vjetorin e rënies historike të tyre

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar heroit e kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci në 22 vjetorin e rënies historike të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci ishin të palodhshëm dhe të pathyeshëm në rrugën e lirisë. Kështu i njoha dhe kështu përjetësisht do t’i kujtoj.

“Sot, në 22 vjetorin e rënies heorike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe bashkëluftëtarëve të tyre, Fatime Hetemit dhe Shefqet Zekës, i kujtojmë dhe nderojmë për vizionin, këmbëngulësinë, vendosmërinë dhe përkushtimin për lirinë e Kosovës, për të cilën sakrifikuan edhe jetën”, ka shkruar Thaçi në Facebook.