Presidenti Thaçi ia kërkon LDK-së emrin e mandatarit

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ia ka kërkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe kreut të saj Isa Mustafa, emrin e mandatarit për qeverinë e ardhshme të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar presidenca.

“Në përputhje me mandatin kushtetues dhe në respektim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në rastin nr. K0103/14, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të parakohshme, ruajtjes së stabilitetit të vendit dhe në përputhje me urgjencën për t’i dhënë vendit Qeveri të re me legjitimitet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, pas konsultimit me të gjitha partitë politike parlamentare dhe pajtimit të shumicës së tyre absolute për të formuar Qeveri të re, pas mosdërgimit të emrit të kandidatit për të formuar Qeverinë nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje përkundër 5 kërkesave nga ana e Presidentit të vendit, si dhe në përputhje me Kriteret Mbizotëruese për formimin e Qeverisë së re, pas takimit të pasdites së djeshme ku kreu i LDK-së, Mustafa ka konfirmuar se ka siguruar shumicën e mjaftueshme në Kuvend, presidenti Thaçi ka përmes një letre i ka kërkuar emrin e mandatarit potencial për formimin e Qeverisë së Kosovës”.

Dje presidenti Thaçi ka zhvilluar një takim, konsultativ, dhe tha se ditët e ardhme Kosova do të ketë Qeveri të re.