Presidenti Thaçi e priti në takim kryeministrin Hoti

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, po mban takim me kryeministrin Avdullah Hoti. Takimi është duke u mbajtur në Presidencë

Ky është takimi i parë i tyre, qëkur Hoti u zgjodh kryeministër.

Zyrat për shtyp të presidentit dhe kryeministrit nuk kanë dhënë informacione për temat që do të diskutohen, por një ndër to pritet të jetë edhe koordinimi në prag të vizitës në Kosovë të Miroslav Lajçakut, i dërguar i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.