Presidenti Hashim Thaçi, raportohet se nesër (e merkur) do ta presë në takim kryeministrin Albin Kurti.
Për realizimin e këtij takimi në mes të presidentit dhe kryeministrit të vendit sipas raportimit në media, ka mbetur të konfirmohet vetëm ora e takimit.
“Krejt çfarë ka mbetur është të caktohet vetëm ora e takimit”.
Sipas një foto të siguruar, e cila duket si agjendë, shihen tri propozime nga Zyra e Presidentit për Kurtin.
Kryeministri Kurti mund të zgjedhë njërin nga oraret e takimit: 10:00, 11:00 apo 12:00.

Ndërkohë as Zyra e Presidentit e as ajo e kryeministrit ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht nëse nesër do të ketë takim mes Thaçit dhe Kurtit.