Presidenti Thaçi dekreton Ligjin për Buxhet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekretuar Ligjin për Buxhet dhe plotësim-ndryshimet e tij.

Ai njoftimin e ka bërë me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Sipas Thaçit, dekretimi nga ana e tij është bërë menjëherë dhe pret që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët të cilët janë prekur mjaft shumë nga pandemia COVID-19.

Postimi i plotë:

Sapo dekretova Ligjin për Buxhetin dhe plotësim/ndryshimet e tij, të cilin e kam pranuar dje pasdite. E bëra dekretimin e menjëhershëm që sa më parë të ekzekutohen pagesat për qytetarët tanë dhe të zbuten pasojat e pandemisë. Jam i vetëdijshëm për shqetësimet e ngritura nga përfaqësues të sektorëve të ndryshëm, por hyrja në fuqi e këtij ligji është domosdoshmëri urgjente për t’iu përgjigjur nevojave të qytetarëve. Ekzekutivi i vendit jam i bindur se do të gjejë hapësirë dhe mundësi për t’i trajtuar të gjitha shqetësimet e ngritura nga përfaqësuesit sektorialë. Por, prioritet dhe qëllim i përbashkët i të gjithë neve është lehtësimi i pasojave të pandemisë dhe menaxhimi sa më i mirë i kësaj situate. HTH