Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Facebook ka bërë thirrje që situata të menaxhohet pa panik.
Ai gjithashtu ka thënë se qytetarët duhet të ndjekin me përpikëri instruksionet e institucioneve shëndetësore.
“Të nderuar qytetarë, më herët u njoftova nga institucionet e vendit se tashmë janë konfirmuar rastet e para me virusin COVID19 në Kosovë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, që t’i ndjekin me përpikëri instruksionet e dhëna nga institucionet tona përgjegjëse. Kërkoj nga ju që ta menaxhojmë edhe këtë situatë pa panik, në koordinim dhe me kujdes të shtuar për njëri-tjetrin. Ne, së bashku, do t’ia dalim”, ka shkruar Thaçi.