Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka zbuluar hipotezat dhe pranoi se sezoni ka të ngjarë të anulohet nëse nuk mund të rifillojnë në fund të qershorit.
Të gjithë janë punuar shumë për të pasur plane të ndryshme në rast të rifillimit, ndërsa Ceferin ka theksuar se gjithçka varet nga pandemia e koronavirusit.
“Në këtë moment dramatik, gjëja më e rëndësishme është shëndeti i njerëzve dhe dalja nga kjo krizë. Sigurisht, ndërprerja e futbollit simbolizon që Evropa dhe bota janë ndalur”, ka thënë fillimisht Ceferin për La Repubblica.
“Ne nuk e dimë se kur do të përfundojë kjo pandemi, por ne kemi një plan A, B dhe madje C. Jemi në kontakt me ligat dhe klubet, ka një grup pune. Ne duhet të presim, si çdo sektor tjetër”.
“Mund të fillojmë përsëri në mes të majit, në mes të qershorit ose në fund të qershorit. Pastaj, nëse nuk kemi sukses, sezoni ka të ngjarë të anulohet”.
“Ekziston gjithashtu propozimi për të përfunduar këtë sezon në fillim të sezonit tjetër, i cili më pas do të shtyhej, duke filluar pak më vonë”.
“Ne do të shohim se cilat janë zgjidhjet më të mira për Ligat dhe klubet e ndryshme. Është e vështirë të imagjinohen të gjitha ndeshjet pas dyerve të mbyllura, por tani as nuk dimë nëse do të rifillojmë, me ose pa spektatorë. Nëse nuk ka alternativa tjera, do të ishte akoma më mirë të përfundonin kampionatet. Mund të them që nuk mendoj për finalen e Kupës Evropiane pas dyerve të mbyllura”, përfundoi i pari i UEFA-s.