Presidenti i Bjellorusisë thotë se Wagneri ka pranuar propozimin për depërshkallëzim


Zyra e presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, sapo ka njoftuar se lideri i grupit mercenar, Yevgeny Prigozhin, ka pranuar një propozim për “të ndalur lëvizjen e personave të armatosur të Wagnerit në territorin e Rusisë dhe të ndërmerren hapa për të depërshkallëzuar situatën”.

Njëjtë është raportuar edhe në disa media në Rusi, bën të ditur “The Guardian”.

Sipas njoftimit, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka lajmëruar Lukashenkon me zhvillimet në mëngjes, dhe me miratim të tij, Lukashenko ka mbajtur negociata me Prigozhinin.

“Negociatat u mbajtën gjatë gjithë ditës. Si rezultat, palët janë dakorduar se është e papranueshme që të ketë masakra të përgjakshme në territorin e Rusisë”, thuhet në njoftim.

Wagneri e as Prigozhini s’i kanë komentuar raportimet.