Shefi i kabinetit të presidentes së Republikës së Kosovës, Blerim Vela, ka thënë se Serbia ka emëruar struktura ilegale në katër komuna të Kosovës, raporton teve1.info
Përmes një cicërime në Twitter, Vela ka shkruar se kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit.
Serbia's latest move: Appointing officials in illegal municipal bodies in Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë & Leposavić. This is blatant violation & disregard for the Brussels agreement & sovereignty of Kosovo is exemplary of institutional aggression only applied by Russia in Ukraine pic.twitter.com/bbezSwYIdI
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 7, 2023
“Lëvizja e fundit e Serbisë: Emërimi i zyrtarëve në organet ilegale komunale në Klinë, Fushë Kosovë, Podujevë dhe Leposaviq. Kjo është shkelje flagrante dhe mospërfillje e marrëveshjes së Brukselit dhe sovraniteti i Kosovës është shembull i agresionit institucional të aplikuar vetëm nga Rusia në Ukrainë”, ka shkruar Vela.