Shefi i stafit të Presidencës, Blerim Vela po pretendon se edhe tri vetura të tjera janë djegur në veri të vendit, herët në mëngjes.
Sipas tij po targetohen qytetarët për të cilët Serbia po konsideron se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës.
“Vazhdon fushata kriminale e djegies së veturave në veri të Kosovës! Tre makina të tjera janë djegur sot herët në mëngjes”.
“Strukturat ilegale të Serbisë tani po targetojnë serbët lokalë që ata konsiderojnë se po bashkëpunojnë me institucionet e Kosovës”.
“Çdo autor do të dalë para drejtësisë!”, ka shkruar Vela.