Preket nga koronavirusi ministri i Kulturës së Francës

Ministri francez i Kulturës, Frank Riester, është infektuar me koronavirus.

Ai është shtruar në spital, ndërsa mediat franceze raportojnë se gjendja e tij, është e stabilizuar.

Në Francë janë 19 persona që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë që numri i të prekurve nga sëmundja është mbi 1200 persona.

Autoritetet vazhdojnë që të monitorojnë me vëmendje situatën, ndërsa kanë marrë masat e nevojshme që të shmangin përhapjen në vend.