Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eri Aga ka hedhur akuza të forta se Ana Kauri, e cila u largua nga programi para disa javësh, ka lidhje dashurie me një djalë prej 3 vitesh.
Ndër të tjera, e cilësoi Anën si vajzën më false ndërsa kjo e fundit i ka mohuar këto zëra duke thënë se Eri e ka bërë të gjithë për vëmendje.
“Njerëzit për të marr vëmendje çfarë nuk thonë për të tjerët… Janë të lirë të bëjnë lajme për aq kohë sa fitojnë ndjekës”, i është përgjigjur Ana një ndjekësi që e ka pyetur.
