Prani e shtuar e KFOR-it para objekteve të komunave të Leposaviqit e Zubin-Potokut

Një prani e shtuar e ushtarëve të KFOR-it gjendet para objekteve të komunës së Leposaviqit e Zubin-Potokut.

Janë vendosur edhe rrethoja me tela përgjatë perimetrit të objekteve të komunës. Ndërsa një numër i qytetarëve ka filluar të grumbullohet.

Për të hënën janë paralajmëruar protesta në tri komunat në veri të Kosovës: Zveçan, Leposaviq e Zubin-Potok.

Përfaqësuesit e Listës Serbe biseduan me pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Ata u kërkuan ta lirojnë Komunën e Leposaviqit në mënyrë që “punonjësit të kthehen në komuna”.