Autoritetet turke e kanë liruar veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Imri Ilazin, i cili është ndaluar sot në Aeroportin e Antalisë, pasi Serbia kishte dërguar emrin e tij në Interpol, shkruan Gazeta Stop.
Lajmin për lirimin e tij e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sa po më njoftuan që është liruar Imri Ilazi nga organet turke. E falënderoj Ministrinë e Jashtme dhe Diasporës, Ministrinë e Brendshme në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në Turqi si dhe Blerim Dajakun që ndihmuan në lirimin e ish-gjeneralit Imri Ilazit. Shpresojmë që raste të tilla mos të përsëriten”, ka shkruar Gucati në profilin e tij në Facebook.