Policia e Kosovës ka dal me raport për vrasjen e 21-vjeçarit në Gjilan. Sipas Policisë, deri te vrasja ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes gjashtë personave.
Përmes raportit, Policia ka bërë me dije ser në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm.
Me udhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për autopsi, derisa tre të dyshuar për këtë rast janë dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 08.11.2021-20:40. Pas një mosmarrëveshje, gjashtë ( 6) të dyshuar meshkuj kosovarë, janë përleshur në mes veti duke shtënë me armë zjarri në drejtim të njëri tjetrit. Si pasoj e plagëve të marra nga shkëmbimi i zjarrit, një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, kurse një tjetër mashkull kosovar është plagosur. I plagosuri është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe 7 copë gëzhoja të kalibrave 7.65 dhe 9 mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi kurse tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Ndryshe, mbrëmë është deklaruar edhe doktori Suad Haliti që e ka pranuar këtë rast. Ai ka bërë të ditur se viktima është Egzon Rafuna, për të cilin tha se ka arritur në spital pa shenja jete dhe pa puls.
Ndërkohë i plagosuri Valdrin Halimi është sipas tij me parametra stabil dhe ka dy plagë me armë zjarri në regjionin e veshkës.
“Pacienti Egzon Rafuna, ’99-sh prej Gjilani ka ardhur (në Spitalin e Gjilanit) rreth orës 20 e 55 minuta pa shenja jete. Pa puls, pa tension, pa frymëmarrje me bebëza maksimale të zgjeruara, jo aktive në dritë. Në ekzaminim fizik vërehet një plagë me armë zjarri që e ka një vrimë hyrëse në regjionin e gjoksit, majtas. Një gërvishtje e ka e ka në krahun e majtë dhe gjakderdhje prej gojës. Është kërku pastaj që pacienti të dërgohet te obduskioni. Pacienti tjetër është Valdrin Halimi, ai është sjellë rreth pesë minuta më herët. Ai ka dy plagë me armë zjarri”, ka thënë Haliti.