Policia shqipton 799 gjoba për mosrespektim të masava antiCOVID

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 799 tiketa për mosrespektim të ligjit COVID-19.

Ligji për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në Kosovë ka hyrë në fuqi në fund të muajit gusht.

Ndërkaq, Ligji për Pandeminë ka 29 nene, ndërsa rregullon çështjen e parandalimit, menaxhimit dhe kontrollit të pandemisë COVID-19.

Në nenin 24 të këtij ligji rregullohet çështja e orareve të lëvizjes dhe gjobat në rast mosrespektimi.