Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshme të Kosovës, ka shqiptuar 221 tiketa në bazë të Ligjit COVID -19.
Policia gjithashtu ka shqiptuar 398 tiketa trafiku.
Ndërkohë, raportohet se kanë ndodhur 18 aksident trafiku me të lënduar dhe 27 të tjera me dëme materiale.
