Policia e Kosovës po vazhdon të shqiptojë gjoba të shumta për të gjithë qytetarët të cilët nuk po respektojnë ligjin anti-COVID.
Gjatë 24 orëve të fundit , policia ka shqiptuar 1 mijë e 137 tiketa në bazë të këtij ligji.
Situata me koronavirus në vend është mjaftë shqetësuese ku vetëm gjatë ditës së djeshme u konfirmuan 546 raste të reja me COVID-19 dhe humbën jetën nëntë persona.