Pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë filluar të tërhiqen nga Mëhalla e Boshnjakëve, në drejtim të jugut.
Siç raporton Evropa e Lirë, diçka të tillë ka kërkuar një pjesëtar amerikan i KFOR-it.
Disa automjete të blinduara janë vendosur sot në Mëhallën e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut.
Automjetet janë parë në rrugën që të çon në drejtim të shkollës së mesme teknike, ku janë mbledhur serbët lokalë.