Në emergjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), është dërguar një foshnje pa shenja jete, të enjten e 25 majit.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës.
“Në emergjencën e QKMF është dërguar një foshnje pa shenja jete. Në lidhje me rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që të hapet rast dhe trupi i pa jetë të dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.
Nga ana e Policisë, është thënë se kanë nisur hetimet për këtë rast.