Sot në rrugët e Prishtinës është vërejtur vetëdijesim i lartë për bartjen e maskave në publik.
Ndonëse vendim i vonuar,qeveria e Kosovës e ka bërë të obligueshme bartjen e maskës në vende publike dhe kjo po respektohet në masë të madhe nga qytetarët.
Fotografi i lajmi.net na sjell gjendjen në qendër të kryeqytetit ku policia e Kosovës po vazhdojë të monitorojë gjendjen në terren.
Policia po vazhdon të ndaloj personat që nuk kanë maskë. Kujtojmë, se gjobat e cituara nga Qeveria për mosrespektim të masave sillet nga 500 deri në 5000 euro.



