Policia e Kosovës ka ndalur 31 persona gjatë 24 orëve të fundit për mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë.
Sipas raportit të Policisë, kjo është bërë në 10 raste të ndryshme në disa komuna të Kosovës.
Komuna me numrin më të madh të rasteve të ndalur është Prizreni, Prishtina Mitrovica e Jugut dhe ajo e Veriut.
Në të shumtën e rasteve Policia ka ndaluar personat për shkak të mosrespektimit të orarit të lëvizjes.