Policia në Prizren ka arrestuar dy persona të cilët njëri ishte duke shitur, ndërsa tjetri duke blerë substanca narkotike të llojit marihuanë.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se gjatë bastisjes në shtëpinë e njërit nga të dyshuarit, policia ka sekuestruarr 1.36 kilogram substancë narkotike e llojit marihuanë, një peshore, dy telefona dhe 262 euro.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.