Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e të dyshuarit për përfshirje në vrasjen në “Bon Vivant” ditë më parë.
Dukagjin Lekaj po kërkohet për vrasje të rëndë në tentativë, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve.
Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për informacion që do të çonte në lokalizimin e tij.