Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth zjarrit që përfshiu një shtëpi mëngjesin e sotëm në rrugën “Holger Pedersen” në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci bëri të ditur për teve1.info se deri tani nuk është raportuar për persona të lënduar, përveç dëmeve materiale.
“Rreth orës 07:30, është raportuar se në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë, një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Deri më tani nuk është raportuar për persona të lënduar përveç dëmeve materiale. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, theksoi ai.