Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e vdekjes në Qirez të Skenderajt gjatë ditës së djeshme.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person është arrestuar si i dyshuar për vdekjen e viktimës.
“Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar”.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.