Sot në rrugën “Arbnor dhe Astrit Dehari” në Prishtinë ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Nga ky rast nuk ka të plagosur.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se një person ka shtënë nga një motoçikletë në lëvizje, në drejtim të një veture.
“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar.Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentativë “, tha Ahmeti.