Të dielën mbrëma në një kafiteri në Prishtinë në Rrugën “B”, është rrahur kryeredaktori i RTKlive.com Altin Ahmeti, Policia e Kosovës, e ka konfirumuar rastin në raportin 24 orësh.
Policia ka treguar se i dyshuari për sulm ndaj Ahmetit, gjendet në arrati.
“Rr. B, Prishtinë 01.03.2020 – 22:15. Viktima mashkull K/Shqiptar gazetar i RTK-së ka raportuar se derisa kishte qenë në një kafiteri për motive të panjohura ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, viktima si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
Ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Telegrafi/