Policia e Kosovës ka konfirmuar humbjen e fëmijës 2 vjeçar nga fshati Terpezë i komunës së Malishevës.
Rasti në polici është raportuar nga familja e 2 vjeçarit, teksa kërkimet po vazhdojnë për gjetjen e tij.
“Në fshatin Terpezë të Malishevës mbrëmë rreth orës 20:00 është raportuar se një fëmijë 2 veç i gjinisë mashkullore, ka dalë nga shtëpia. Menjëherë njësitet policore, përfshirë edhe ato të specializuara dhe banorë të fshatit janë vënë në kërkim të fëmijës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe FSK-ja”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali.
Pak më parë, Komuna e Malishevës njoftoi se për gjetjen e djalit janë mobilizuar policia, FSK-ja, ekipet e kërkimit të njësisë së zjarrfikësve dhe shpëtimit, ekipet emergjente komunale dhe vullnetarë nga i tërë vendi.
Deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e djalit 2 vjeçar.