Policia jep detaje për gruan që u arrestua para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë


Një grua është shoqëruar në polici për shkak të një mosmarrëveshje para Ambasadës së Zvicrës në Prishtinë. Sipas policisë, ndaj të dyshuarës është hapur rast për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare

Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti. 

“Sot rreth orës 09:00 policia ka marrë informatën për një mosmarrëveshje në rrugën “Adrian Karasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast që është hapur “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, është shoqëruar në stacion policor një person. Njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorin kujdestar po merren me rastin”, ka deklaruar Ahmeti. 

Ndërkaq sipas disa qytetarëve që ishin prezentë, arsyeja e arrestimit të saj ishte pasi ajo duket se “protestonte”, për me procedurat që kishte kjo ambasadë për t’u pajisur me dokumentet e udhëtimit.