Policia jep detaje për aksidentin mes dy veturave në hyrje të Prizrenit

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi më herët gjatë ditës në hyrje të Prizrenit.

Policia ndërkohë ka dhënë detaje mbi aksidentin.

Sipas Policisë, nga ky aksident u lëndua një person, i cili u dërgua në emergjencën e Prizrenit.

Aksidenti zuri vend në rrugën “Bajram Curri”, rreth orës 07:14.

Aksident i rëndë në hyrje të Prizrenit, publikohen pamjet

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:14 në lagjen “Bajram Curri” në hyrje të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar në emergjencën e Prizrenit. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e policisë dhe zjarrfikësit që ta pastrojnë rrugën”, thuhet në njoftimin e Policisë.