“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Policia e Kosovës përmes raportit të përditshëm ka dhënë detaje për aksidentin që ka ndodhur të shtunën në Krushevë të Madhe të Klinës, ku janë përplasur një furgon me një tren.
Në këtë aksident humbën jetën një burrë e një grua.
Policia thotë se drejtuesi i furgonit nuk ka ndaluar mbi hekurudhë, dhe është goditur nga treni.
“Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, tanimë i ndjeri, nuk e ndali automjetin në shenjën ‘STOP’ para vendkalimit mbi hekurudhë, me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.