Policia gjobit punëtorët, “mbyllë” sytë para dasmave me shumë persona (Dokument)

Policia e Kosovës gjatë ditëve të fundit ka rritur numrin e gjobave për mos respektim të masave antiCOVID.

Madje, gjobat po shqiptohen sidomos tek qytetarët, të cilët po hasen nëpër rrugë pa maska. Një qytetarë ka treguar për Gazeta Stop se është gjobitur me 35 euro në hyrje të Obiliqit, më saktësisht afër Katanes.

Ai ka treguar se së bashku me kolegun e tij, janë gjobitur sot e të cilët punojnë si transportues të materialit ndertimor me kamion.

Sipas tij, jo largel vendit ku janë gjobitur ata, ka qenë duke u mbajtur një dasmë me shumë persona e ku të cilët nuk kanë vërejtur se kanë një mbikqyrje insitucionale për respektim të masave antiCovid.