Edhe gjatë natës së sotme pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë parë në rrugët e Kosovës për zbatimin e masavë antiCovid.
“Policia e Kosovës, përmes patrullave policore po vazhdon angazhimin e saj në realizim të detyrave dhe aktiviteteve policore, që kan për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave AntiCovid.
Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik!”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, që nga 7 prill është ndaluar qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22:00 deri në ora 05:00.
Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 18 prill 2021.
Kujtojmë, gjatë 24 orëve janë gjobitur 1,006 persona në bazë të ligjit Covid-19.