Policia e Kosovës ka njoftuar se procesi i votimit për apo kundër largimit nga funksioni i Kryetarëve të Komunave, në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente.
Me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe mbarëvajtjes së procesit të votimit ishin angazhuar një numër i mjaftueshëm i zyrtarëve policorë.Policia e Kosovës, përmes hartimit të urdhrit operativ policor, me kohë ka bërë të gjitha planifikimet e saja policore lidhur me procesin e votimit në komunat e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, i cili u mbajt sot me 21 prill 2024, proces ky i cili vlerësuar në aspektin e sigurisë ka kaluar i qetë dhe pa incidente deri në mbylljen e qendrave të votimit”, njofton Policia e Kosovës.