Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion policor, i cili ka filluar në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në disa lokacione të ndryshme.
Lajmin për Demokracia.com, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale”, tha Kelani.
Kelani më tej tregoi se, operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetente.
Sipas tij, pas përfundimit të operacionit, policia do të jap edhe informacione shtesë.