Policia e Kosovës, përmes një komunikate për medie ka bërë të ditur se do t’i zbatojë vendimet e lëshuara nga organet kompetente.
Sipas njoftimit policia, nuk i komenton apo interpreton asnjë vendim.
“Policia e Kosovës nuk komenton apo interpreton asnjë vendim. Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe të gjitha vendimet e lëshuara nga organet kompetente, sipas detyrës dhe autorizimeve policore i zbaton”, shkruan në njoftimin për medie të policisë.
Në të njëjtën kohë, ajo ka bërë të ditur se aktivitetet e saja është duke i koordinuar me Grupin Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Në njoftim, Policia po ashtu ka bërë të ditur hartimin e mëparshëm të urdhrit operativ.